Coldplay ka publikuar këngën e tyre të re me videoklip “Everglow”. Pjesë e këtij videoklipi është edhe legjenda e boksit Muhammad Ali, i cili shfaqet duke folur në një studio në Newcastle më 1977, transmeton Koha.net. Ali gjatë këtij fjalimi ndër të tjera thotë se, “do ta përdorë emrin dhe popullaritetin e tij për bamirësi, të ndihmojë e të bashkojë njerëzit. Të gjithë kemi nevojë për dikë në botë që të na ndihmojë të kemi paqe”.