Edhe për vitin 2019, Kosova dhe Shqipëria renditen të fundit nga vendet e rajonit për publikime shkencore. Serbia nga ana tjetër ka një nivel të lartë në shkencë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Kështu thonë të dhënat e ORCA – Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim nga platforma e indeksit SCOPUS, raporton KOHA.
“Këto të dhëna janë tregues se në rast të një “Mini-Shengeni” ballkanik, përballë Kosovës dhe Shqipërisë me nivel të ulët arsimor dhe ekonomi të ulet, Serbia do bëhej një superfuqi në rajon! Dija është “sunduesi” ekonomik dhe politik sot! Shkenca në ditët e sotme është në shërbim të prodhimit të produkteve në fusha të ndryshme, rritjes së eksporteve e për pasoje është motor i rëndësishëm i ekonomisë së një vendi”, analizon Taulant Muka nga Instituti ISPM.
Sipas tij, integrimi ekonomik, arsimor dhe politik midis Kosovës, Shqipërisë dhe trojeve shqiptare në Maqedoni është rruga e vetme e cila mund të forcojë dijen në trojet shqiptare, e të sjelle zhvillim ekonomik dhe politik për shqiptarët. (koha.mk)