Ai është ndër të paktët personazhe të njohur që kanë arritur që jetën e tyre private ta mbajnë larg syve kureshtarë dhe duhet thënë se ia ka arritur. Futbollisti Shkodran Mustafi nuk ka na treguar asgjë për jetën e tij jashtë fushës së blertë, megjithëse vitin e shkuar u fol se ai u fejua më 14 shkurt, ndërsa gjatë verës u martua. Sigurisht, të dyja ceremonitë u kryen në fshehtësi, ndërsa futbollisti i njohur nuk publikoi asnjë foto me partneren e tij në rrjetet sociale. Më në fund, futbollisti ka vendosur të prezantojë për herë të parë bashkëshorten. Shkodran Mustafi është shfaqur pranë partneres së tij Vjosa Kaba mbrëmjen e djeshme.