Dy futbollistët shqiptarë, Shkodran Mustafi e Granit Xhaka, ishin ndër akterët kryesorë në fitoren e rëndësishme të Arsenalit ndaj Burnleyt në Premier Ligë. Mustafi realizoi golin e parë në fitoren 2 me 0, ndërsa Xhaka u ndëshkua me të kuq që ishte i dyti në karrierë te “Topçinjtë”. Mustafi realizoi në minutën e 59-të e gjashtë minuta më vonë Xhaka u ndëshkua me të kuq. Dy golat tjerë të takimit u shënuan në minutat shtesë nga pika e bardhë. Fillimisht barazoi Burnley përmes Andre Grayt, e në sekondat e fundit Alexis Sanchez siguroi fitoren e rëndësishme për Arsenalin. “Topçinjtë” tani janë të dytit në tabelë me 47 pikë, pesë prapa liderit Chelsea.