Kantautori ndërroi jetë më moshën 67-vjeçare. Ai u shtrua në spital disa ditë më parë në gjendje të rëndë pas një hemoragjie cerebrale. Françesk Radi ka marrë pjesë në disa festivale të muzikës së lehtë shqiptare. Këngët e para të realizuara prej tij janë në vitet ’70, “Adresa” dhe “Biçikleta”. Ishin pikërisht këto dy këngë me të cilat u prezantua suksesshëm me publikun. Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90 duke sjellë disa krijime, si në 1996 “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, etj. Françesk Radi kreu Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve në Tiranë. Ka punuar gjatë në estradë si kitarist dhe kantautor.