Ka ndërruar jetë edhe personi që mëngjesin e sotëm me armë zjarri vrau kryetarin e komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi. Sipas informacioneve, Q. A, pasi kishte shtënë gjashtë plumba në trupin e Hazbi Idrizit, më pas kishte qëlluar edhe veten. Për shkak lëndimeve serioze ai u dërgua për kurim në klinikat e Shkupit, ku megjithatë mjekët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën. Kujtojmë se ngjarja e hidhur ka ndodhur rretho orës 10:45 në Bogovinë. Vrasësi ka qenë ish i punësuar në komunën e Bogovinës.