Shpesh herë ndodh që ndjehemi pa energji, edhe nëse mendojmë se jemi ushqyer mirë. Por ja se cilat janë ushqimet që ju kthejnë energjinë e humbur.
PORTOKALLËT. Portokallët përveç se janë shumë të shijshëm, ato janë konsideruar edhe si frut që sjell energji dhe si qetësues. Portokalli redukton stresin, që njihet si faktori bazë për reduktimin e energjisë.
MENTA. Është e pabesueshme, por menta kthen energjinë sikurse nuk e mendoni. Aroma e mentës hap sinusët, prandaj edhe ju ndihmon që të merrni frymë më lirë gjatë gjithë ditës. Peperminti gjithashtu lehtëson dhembjen e kokës dhe përmirëson vigjilencën.
LIMON. Limoni ka një aromë të fuqishme dhe jep energji shumë. Aroma e limonit mund të përdoret edhe si qetësues, e cila ndihmon në lodhjen mendore, lodhje fizike dhe nervozë. Limoni, përveç se kthen energjinë e humbur, ju mundëson edhe përqendrim më të mirë.
QITRO. Qitro ka karakteristikat e njëjta si portokalli dhe limoni, por ju ndihmon që të luftoni stresin dhe depresionin. Qitro po ashtu ju ndihmon shumë edhe kundër lodhjes së muskujve.