Federata e Futbollit në Australi ka vendosur ta dënojë rënd portierin grek, Dean Bouzanis, i cili e fyeu Besart Berishën. Portieri i Melbourne Cityt, Dean Bouzanis është dërguar direkt në komitetin për disiplinë dhe etikë në Federatën e Futbollit të Australisë, pasi kishte fyer sulmuesin shqiptar të Melbourne Victoryt, Besart Berisha. Paneli për rishikim të ndeshjes së A-League kishte parë që portieri e kishte quajtur Berishën dy herë “cigan” në derbin e së shtunës. Pask këtij gjesti pritet që portieri grek të dënohet prej pesë javësh, pavarësisht se Melbourne City kishte kërkuar falje në emër të futbollistit dhe vetë 26-vjeçari kishte pranuar të shkonte në një kurs edukimi, raporton “The Guardian”. Incidenti kishte në fund të ndeshjes, kur gjyqtari kishte pranuar një autogol të Manny Muscat, i solli fitoren Victorys 2 me 1. Berisha festoi në fytyrën e Bouzanisit pasi goli u dha dhe portieri u përgjigj me ofendime