Në vendkalimin kufitar më të frekuentuar “Bogorodicë” komunikacioni në ditën e parë të festës së pashkëve është me intensitet pak më të madh se i përditshmi, por në përmasa të pritura, informoi sot policia kufitare.
Për dalje nga vendi, nga gjashtë korsitë e disponueshme, për momentin në funksion janë vënë tre prej tyre, ndërsa për hyrje në Maqedoni funksionojnë dy. Për shkak të kontrollit të dokumenteve dhe kryerjes së formaliteteve të zakonshmke doganore, pritja në vendkalimin kufitar është pesë deri dhjetë minuta. Pritjet e turistëve nuk janë të gjata edhe në anën greke.