Disa lojtarë të rinj në akademinë e PSV Eindhovenit është dashur të shpërthejnë balona. Disa të tjerë të qëllojnë pikat, e disa kanë pasur detyrë për të rrëzuar poshtë pjata fluturuese të jashtëtokësorëve, shkruan NYT. Këto nuk janë detyra që kërkohen tradicionalisht nga tinejxherët e talentuar të futbollit, por skuadra holandeze e futbollit PSV nuk e sheh veten si skuadër tradicionale, përcjell Koha Ditore.
Shumica e klubeve, mbi të gjitha, janë të interesuara vetëm të zhvillojnë lojtarë me këmbë të shkathëta. Por, PSV është duke u koncentruar të zhvillojë talente me mendje të shkathët.
Për këtë arsye në vitet e fundit çdo lojtar te klubi, nga sistemi i të rinjve e deri te skuadra rezervë është përcaktuar së paku për një nga katër programet e caktuara kompjuterike. Ndonëse programet kanë një ngjashmëri të madhe me videolojërat e vjetra – ballonët, pushtuesit e hapësirës dhe lojëra të tjera – Jurrit Sanders, shkencëtari sportiv i PSV-së, refuzon këtë krahasim.