Amsterdam, 19 shkurt – Ora policore e natës në Holandë do të mbetet në fuqi të paktën edhe një javë, pasi Gjykata e Apelit në Hagë vendosi të diskutojë për ligjshmërinë e kësaj mase më 26 shkurt.
Gjykata e Qarkut në Hagë, të martën vendosi që ora policore duhet menjëherë të anulohet, pasi nuk ka asnjë bazë ligjore për vendosjen e saj.
Qeveria e kryeministrit Mark Rute, megjithatë, e sheh masën si thelbësore për ngadalësimin e valës së tretë të pandemisë, ndërsa protestuesit dhe kundërshtarët politikë të Qeverisë thonë se ora policore, e para në Holandë që nga Lufta e Dytë Botërore, përfaqëson kufizim të panevojshëm nga liria.
Në një përpjekje të veçantë për të mbajtur orën policore, Qeveria e hartoi propozim-ligjin që në mënyrë të veçant i jep të drejtën për të vendosur masën, ndërsa Senati më vonë do të votojë mbi këtë propozim.
Në Holandë, ora policore u vendos më 23 janar, duke sjell protesta dhe trazira.