Zagreb, 9 nëntor – Policia kroate ka paraqitur denoncim kundër një burri 43 vjeçar, i cili ka shpikur një tregim se është sulmuar nga një emigrant, që paraqet padi të parë në Kroaci për përhapjen e lajmeve të rreme.
Burri ka incizuar një video ku ka inskenuar se është sulmuar nga emigrantë në vendin Otoçac, pas çfarë video incizimin ia ka dhënë një gazetare, duke ia rrëfyer tregimin për sulmin e shpikur.
Incizimi ishte publikuar në një televizion lokal, pas çfarë ka reaguar policia, ku ka zbuluar se burri aspak nuk ka qenë i sulmuar, për shkak të së cilës kundër tij është ngritur kallëzim penal për përhapjen e lajmeve të rreme.
Konform Ligjit kroat për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë, për përhapjen e lajmeve të rreme parashikohet dënim në para apo dënim me burg në kohëzgjatje prej 30 ditëve.