Tetovë, 12 tetor – Komisioni Shtetëror Zgjedhor filloi me distribuimin dhe pranim-dorëzimin e materialit të besueshëm zgjedhor në komisionet zgjedhore komunale për zgjedhjet lokale të caktuara për të dielën, shkruan gazeta KOHA. Sipas informacioneve të Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë, në gjashtë komunat në rajonin e Pollogut, të drejtë vote kanë 180.668 votues të regjistruar. Me këtë, në 117 vendvotime e Tetovës të drejtë vote kanë 82.888 votues, në Tearcë në 30 vendvotime të drejtë vote kanë 22.028 votues. Në Komunën e Jegunocit në 21 vendvotime të drejtë vote kanë 10.268 votues. Në Bogovinë gjithsej në 38 vendvotime të drejtë vote kanë 27.237 votues. Në Bërvenicë, në 24 vendvotime të drejtë vote kanë 15.186 votues dhe në Zhelinë, në 35 vendvotime – 23.061 votues. Gjithsej në këto gjashtë komuna ka 265 vendvotime. Në pajtim me afatin zgjedhor, Komisioni Shtetëror Zgjedhor materialin zgjedhor e dorëzon në komisionet zgjedhore komunale më së voni në afat prej 72 orësh para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa komisionet zgjedhore komunale janë të obliguara një ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, ta dorëzojë materialin zgjedhor në këshillat zgjedhore. (koha.mk)