Ky problem është përcjellur edhe në seancë të Këshillit të Komunës Dibër. Në situatë kur për një certifikatë mjekësore për punësim ose për marrjen të patentës për vozitje, dibranët duhet të udhëtojnë në Strugë, me të drejtë reagimet janë të shumta
Vjollca SADIKU
Dibër, 28 mars – Tre vitet e fundit në pension kanë dalur shumë specialistë nga Spitali i përgjithshëm i Dibrës. Kjo situatë ka shkaktuar probleme të shumta jo vetëm në shërimin të popullatës por edhe në shërbimet të tjera që i nevojiten asaj. Tani Dibra ka ngelë pa mjekë specialistë otoralinolog, anasteziolog, epidemiolog etj. Prandaj me të drejt mund të thuhet se dukshëm kanë rënë shërbimet mjekësore që dibranët më parë i merrnin në Spitalin e Përgjithshëm, e tani janë të detyruar këta shërbime t’i marrin në spitalet të tjera të vendit. Por, aktualisht mëse dy vite për shkak të mungesës të specialistëve, qytetarët dibran janë të detyruar për marrjen e certifikatave mjekësore të udhëtojnë në Strugë. Kjo ka shqetësuar dukshëm qytetarët dibran të cilët kanë nevojë për të marrë këtë dokument mjekësor.
Ky problem është përcjellur edhe në seancë të Këshillit të Komunës Dibër. Në situatë kur për një certifikatë mjekësore për punësim ose për marrjen të patentës për vozitje, dibranët duhet të udhëtojnë në Strugë, me të drejtë reagimet janë të shumta. Faktikisht kjo tregon se Dibrës i është marrë e drejta për të dhënë këtë dokument mjekësor meqë nuk ka disa nga specialistët në Komision por nga ana tjetër në Komisionin të Strugës ka mjekë specialist dibran. Këshilltarët thonë se qytetarët bëjnë presion ndaj tyre që problemi të zgjidhet. Është një moment shumë delikat dhe pushteti vendor i Dibrës patjetër duhet të ndërmerr aktivitete për kthimin e këtij Komisioni në Dibër. Siç thanë ata, Komisioni mund të funksionoj edhe në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm në Dibër duke huazuar mjekë specialist nga spitalet përreth Dibrës ashtu siç Spitali i Strugës shfrytëzon mjekë specialist në Komisionin që ai posedon. Duke dhënë sqarime rreth këtij problemi, drejtori i njësisë të FSSH në Dibrës Fuat Spahiu, i cili njëherit është edhe kryetar i Këshillit të komunës Dibër, tha se Komuna nuk është kompetente për të zgjidhë këtë problem, meqë ligji parasheh institucione të tjera në lidhje me formimin e komisioneve për dhënien e certifikatave mjekësore.
Biseduam me disa dibran të cilët certifikatën mjekësore e kanë marrë në Strugë. Afrim. M, na informoi se para disa ditëve meqë i është dashtë një certifikatë mjekësore, ka qenë e detyruar të udhëtoj në Strugë. Ai sqaron se deri para disa viteve Dibra ka patur komisionin e saj. “Bëhet fjalë për maltretime, pastaj për harxhime të mjeteve financiare dhe normalisht pritje për të marrë një certifikatë mjekësore. Certifikata është e nevojshme dhe kam qenë i detyruar të shkoj në Strugë. Por, atje në Komision pash edhe mjekë specialist dibran, gjë që më irritoi. Prandaj pyes kompetentët se përse për Komisionin që do të funksionoj në Dibër të mos merren specialist nga Spitalet që janë përreth Dibre”, tha bashkëbiseduesi i jonë.
Pothuajse gjithmonë kur ka termin për punë Komisioni për dhënien e certifikatave mjekësore në Strugë ka plotë dibran. Është një dokument i cili është shumë i nevojshëm dhe dibranët janë të detyruar të udhëtojnë afro 100 kilometra në dy drejtimet për të marr këtë dokument. Problemi përflitet një kohë të gjatë edhe në qytet. Autoritetet komunale potencojnë se problemi është akut dhe duhet të tejkalohet. Vet fakti që Ministria e Shëndetësisë nuk ka vazhduar angazhimin me kontratë në vepër të mjekëve specialist, ka sjell probleme shumë të mëdha për dibranët. (koha.mk)