Pjesa më e madhe e borës në qytetin e Temirtaut në Kazakistanin qendror është me ngjyrë të zezë. Shumë banorë, të shqetësuar për shëndetin e tyre shpërndan foto në rrjetet sociale për t’i bërë apel qeverisë që të hetojë për rastin e paprecedentë.
“Ne po mbytemi këtu”, shkroi një person, raporton BBC. Një grup i veçantë shkencëtarësh, i përbërë nga ekologë të pavarur dhe ekspertë, po punon për të identifikuar shkaqet. Temirtau është qendra e industrisë më të madhe të prodhimit të çelikut në Kazakistan.
Shumë njerëz në Temirtau besojnë se ndotja e metalurgjikut është ajo që e ka kthyer borën në ngjyrë të zezë. Banorët e zemëruar filluan të mbledhin nënshkrime për një peticion drejtuar Aliya Nazarbayeva, vajza më e vogël e Presidentit Nursultan Nazarbayev dhe drejtuese e Shoqatës së Organizatave Ekologjike të Kazakistanit.
“Dëbora vepron si një provë e lakmimit, duke zbuluar shkallën e frikshme të këtyre emetimeve të dëmshme”, thuhet në letër. “I gjithë ky pluhur përfundon në mushkëritë tona, dhe në mushkëritë e fëmijëve tanë”.