Gjenevë, 4 korrik – Qeveria e Venezuelës vitin e kaluar ka regjistruar rreth 5.300 vrasje gjatë operacioneve të sigurisë të cilat janë zbatuar me qëllim të asgjësimit të “rezistencës ndaj autoriteteve” në vend, qëndron në raportin të komisares së lartë të KB-së për të Drejtat e Njeriut Mishel Bashele.
Vetëm në pesë muajt e parë nga viti janë regjistruar ende 1.569 vrasje.
Bashele thotë se gjatë operacioneve kanë ndodhur “numër i madh” i vrasjeve pa vendime gjyqësore.
Raporti i KB-së fokusohet në 18 muajt e fundit dhe referohet në të dhënat e grupeve për të drejtat e njeriut, viktimave, dëshmitarëve dhe burimeve të tjera.