Yolanda Hadid është nëna e dy supermodeleve, Gigi dhe Bella Hadid. Së fundmi ajo ka postuar foto në rrjetet sociale, ku tregon trupin e saj të mrekullueshëm, pavarësisht viteve që mban mbi supe.
55-vjeçarja ka publikuar foto duke shijuar ajrin e detit dhe lirinë nga impiantet në gjoks. Ajo më herët njoftoi se kishte vendosur t’i hiqte dhe të mos kishte më komplekse për gjoksin e saj natyral.
Hadid duket më në formë se kurrë dhe këtë e tregojnë komentet e shumta pozitive për nënën e modeleve.