Omer XHAFERI
Shkup, 16 qershor – Ligji i shumë-përfolur për mbrojtjen e fëmijëve i është rikthyer debatit publik. Kësaj radhe, zyra e Avokatit të Popullit, ka iniciuar ndryshime të dispozitave të këtij ligji, gjegjësisht pjesën procedural për realizimin e të drejtës së shtesës prindërore për fëmijën e tretë. Pjesa kontestuese për të cilën Ombudsmani, Ixhet Memeti, kërkon nga Minisria e Punës dhe Politikës Sociale, që ta ndryshojë, është norma e cila thotë se në rast se nëna nuk i plotëson kushtet e parashikuara me ligj për realizimin e të drejtës së theksuar, atëherë këtë të drejtë nuk mund ta realizojë as prindi tjetër, babai. ”Zgjidhjet ekzistuese normative shkaktojnë pabarazi dhe pasiguri juridike, sepse këtë të drejtë mund ta realizojë vetëm nëna, por jo edhe babai. Nëpërmjet kësaj mënyrë të veprimit, ne vlerësojmë se dëmi bartët si në familje ashtu edhe të prindërit, gjegjësi forma aktuale e ligjit nuk mban llogari për qëllimin e dhënies së kompensimit të përmendur, përkatësisht përmirësimin e standardit jetësor të familjes, e cila e gëzon fëmijën e tretë”, thuhet në iniciativën e Ombudsmanit, e cila ditë më parë është parashtruar deri te MPPS-ja. (Më gjërësisht do të lexoni në numrin e nesërm të gazetës KOHA)