Katya, është një vajzë 16- vjeçare, e cila nuk ka patur vetëm fatkeqësinë e të lindurit me probleme fizike dhe mendore, por edhe nga të paturit e një nënë që nuk do ta mbajë, pasi e cilëson “shumë të shëmtuar”. Një nënë që për ta mbajtur në shtëpi vendos një kusht, vajza e saj duhet t’i nënshtrohet kirurgjisë plastike për të përmirësuar pamjen e saj dhe të mos bëhet pre e kritikave të banorëve në fshatin Azov, në rajonin e Rostov të Rusisë, vend ku dhe jeton. Kur Nadezhda, një 41-vjeçare beqare me tre fëmijë të tjerë, solli në jetë Katya, mjekët nuk besonin se ajo do të mbijetonte, duke parë gjendjen e saj. Kështu Nadezhda e la në spital dhe u kthye në shtëpi. Por ndryshe nga ajo, mjekët nuk e braktisën dhe Katya mbijetoi dhe pasi ju besua shërbimeve sociale, u dërgua në një jetimore.
Por Nadezhda pretendon se e dinte vajzën të vdekur dhe mësoi se ajo jetonte vetëm kur Katya ishte adoleshente dhe pasi mori një letër nga jetimorja, ku i thuhej se nëse ajo nuk do të kujdesej për të, vajza sapo të mbushte moshën 18-vjeçare do të dërgohej në një shtëpi kurimi. Kur e pa vajzën për herë të parë, Nadezhda mbeti e shokuar dhe e komentoi si “shumë e shëmtuar”. Më tej deklaroi se jeton në një fshat të vogël dhe se shqetësohet nga ajo që mendojnë apo thonë fqinjët e saj. “Do jem e lumtur që ta marrë të jetoj me mua, nëse ndonjë kirurg do të përmirësonte pamjen e saj. Unë jam një nënë beqare dhe nuk kam mundësi të paguajë kirurgjinë plastike”, tha gruaja. Tashmë asistentët socialë po mundohen në mënyrë të dëshpëruar që të mbledhin shumën e parave për ta bërë Katyan sa më të pranueshme për sytë e nënës.