Kur trupi pushon, flen, atij i ndodhin disa gjëra shumë interesante të cilat nuk hasen përderisa jemi zgjuar. Ndryshimet në punën e zemrës, muskujve, shqisën e dëgjimit dhe nuhatjes, lëkurën, etj. Këto janë nëntë gjëra që i ndodhin trupit sa jeni në gjumë:
- Trupi paralizohet. Turpi juaj nuk është në lëvizje, dhe gjumi kështu i bënë muskujt pasiv, dhe të pa lëvizshëm.
- Sytë tuaj lëvizin me shpejtësi të potë. Para se të na zërë gjumi dhe pasi të na zë gjumi trupi ynë lëviz. Janë lëvizje të vogla motorike të cilat mund t’i vërejmë tek njerëzit që janë në gjumë. Këto lloj lëvizje janë të shkurta dhe të shpejta. Sa më të lodhur që të jemi aq më shumë na lëvizin gjymtyrët në gjumë.
- Hormoni i rritjes është akiv. Gjumi është shumë i mirë për shumë aspekte, njëra ndër to është se ndikon edhe në rritje.
- Merrni frymë më ngadalë
- Kërcasin dhëmbët tuaj. Kur ju flini dhëmbët tuaj, kërcasin më shumë, duke u takuar pjesa e lartë me atë poshtë, dhe kështu shpeshtohen kërcitjet.
- Përjetoni zgjim seksual spontan. Edhe burrat dhe gratë përjetojnë zgjimit seksual gjatë gjumit. Ky fenomen është për shkak të aktivitetit të trurit gjatë fazës së shpejtë të lëvizjeve trupore, që do të thotë se truri juaj ka nevojë për më shumë oksigjen, dhe një rrjedhje më të shpejt të gjakut.
- I harroni informatat e panevojshme. Gjatë kohës kur flini i harroni informatat e panevojshme që merrni gjatë ditës. Çdo informatë që e thithni gjatë ditës e që është e panevojshme, do të harrohet kur jeni në gjumë.
- Ndjeni disa zgjime të papritura. Ndodh që gjatë gjumit të zgjohemi 5 deri në 15 herë në orë. Kjo ndodh sa herë i ndërrojmë fazat e gjumit, të cilat janë 4. Zgjimi ndodh aq shpejtë, sa ne nuk i mbajmë në mend asnjëherë.
- Truri juaj është aktiv. Truri i një njeriu që fle dhe ëndërron, është më aktiv se truri i një njeriu që është i zgjuar. Dr. Alon Y. Avidan, neurolog, thotë se gjatë gjumit njeriu është edhe më i mençur dhe mund të zbulojë gjëra të ndryshme.