E shtunë, 25 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Nesër nënshkruhet Kodi për zgjedhje korrekte

Koalicionet dhe partitë politike të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit nesër do të nënshkruajnë Kod me të cilin do të zotohen për proces zgjedhor korrekt dhe demokratik.

Të hënën, 21 nëntor, fillon fushata zgjedhore 20-ditëshe e cila do të zgjasë deri më 9 dhjetor në mesnatë.

Partitë dhe koalicionet po përgatiten për tubime dhe takime me qytetarët. VMRO-DPMNE-ja dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” fushatën do ta fillojë tradicionalisht në Ohër, LSDM-ja dhe partitë e koalicionit në Prilep, BDI-ja në Likovë….

Në KSHZ dje me short është caktuar radhitja e pjesëmarrësve në fletëvotim për zgjedhjet.

Nën numrin rendor një në fletëvotim është Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, nën numrin rendor dy është Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), tre është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe numrin rendor katër e tërhoqi Koalicioni i udhëhequr nga LSDM. Nën numrin pesë në fletëvotim do të jetë Koalicioni “Për ndryshime dhe drejtësi-FRODEM”, DEMOS, LD, MORO-RP, në numrin gjashtë do të ejtë Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), në shtatë Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”, tetë Partia Liberale, nëntë VMRO-Për Maqedoni, dhjetë në fletëvotim do të jetë Lëvizja BESA dhe 11 partia politike E Majta.

Nën këta numra koalicionet dhe partitë politike do të paraqiten në të gjitha njësitë zgjedhore.

Në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të marrin  pjesë 11 subjekte politike – pesë koalicione dhe gjashtë parti. Të drejtë vote do të kenë gjithsej 1.784.524 qytetarë. Në diasporë do të mund të votojnë 20.591 shtetas të Maqedonisë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm