Tifozët e Liverpoolit kanë nisur ta ngacmojnë Gary Nevillen në rrjetet sociale, pas paraqitjes mbresëlënëse të Xherdan Shaqirit në Ligën e Kampionëve.
Për legjendën e Manchester Unitedit, Shaqiri është “jo profesionist” dhe “dembel”, diçka që shtyri mbrëmë tifozët ta ‘pushtojnë’ me mesazhe 43-vjeçarin pas shkëlqimit të shqiptarit.
Ai reagoi gjithashtu në twitter ndaj tifozëve të Liverpoolit, duke shkruar: “Unë shpresoj se ju do të më shkruani më shumë mesazhe çdo herë që ju shihni atë të qëndrojë në mesfushë, në gjysmë të rrugës, ndërsa ekipi juaj është duke u sulmuar!”, shkroi Neville në twitter.
Shaqiri mori pjesë në aksion te goli i parë mbrëmë në fitoren 4-0 të Liverpoolit kundër Zvezdës, ndërsa dhuroi një asistim të mrekullueshëm për Mohamed Salahun.
27-vjeçari shqiptar dhuroi një performancë brilante, aq sa bëri që i gjithë stadiumi të ngrihet në këmbë për ta duartrokitur kur doli nga loja në minutën e 68-të.