Stevo Pendarovski, kandidati i LSDM-së për president shteti, ka fituar kundrejt Gordana Siljanovska-Davkovës së VMRO-së në vetëm 9 komuna në nivel shteti. Në ndërkohë, në 76 ka shënuar humbje të thellë, shkruan gazeta KOHA.
Nëntë komunat ku ka fituar Pendarovski janë kryesisht të banuar me shqiptarë: Likovë, Haraçinë, Studeniçan, Zhelinë, Bogovinë, Vrapçishtë, Dibër, Pllasnicë dhe Krushevë.
Në nivel shteti, Pendarovski ka marrë 251.541 vota ose 29.25%, ndërsa Siljanovska Davkova 560.170 vota, ose 65.14%. Dallimi mes votave është rreth 308.000 vota në konton e Siljanovska Davkovës.