Mospranimi i hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës mund të ketë pasoja të thella madje edhe të rrezikshme, vlerëson i dërguari special i KB-së në bisedat mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit, Methju Nimic, në intervistë për agjencinë gazetareske greke ANA-MPA.
Marrëveshje e re dhe “zgjidhje e shpejtë”, nëse nuk arrin ajo e Prespës, nuk janë të mundur, ndërsa të dy palët me siguri do të tërhiqen edhe nga shumë çështje për të cilat tashmë janë dakorduar. Ajo mund të shkaktojë skenare të ndryshme nga të cilat disa do të kenë edhe pasoja serioze, thotë Nimic.
Marrëveshja e re eventuale mes Shkupit dhe Athinës, sipas tij, mund të zgjasë me vite, ndërsa jo me muaj, sepse të gjitha çështjet duke e përfshirë edhe emrin për përdorim të tërësishëm – erga omnes do të kthehen në pozitën fillestare, ndërsa me siguri do të ketë edhe moment të ndryshëm politik në të dy vendet, si dhe ndryshime në skenën politike rajonale dhe globale”, thekson Nimic.
“Të dy palët, pothuajse 25 vite, nga nënshkrimi i Marrëveshjes kohore në vitin 1995, kanë punuar me vullnet të mirë t’i zgjidhin çështjet kontraverse. Marrëveshja përfundimisht ishte arritur pas bisedave dhe negociata të rënda shumëvjeçare dhe intensive, sepse çdo palë ka besuar se ka arritur t’i mbërrijë elementet thelbësore nga interesat e tyre kombëtare, me kuptim se marrëveshja do të sjellë paqe, stabilitet dhe miqësi, në vend të vazhdimit të konfliktit”, thotë Nimic.
I pyetur nëse në Kombet e Bashkuara gjuha do të pranohet si “maqedonase”, Nimic potencon se në listën zyrtare të vendeve duke i përfshirë edhe gjuhët e cila është përgatitur nga grupi i ekspertëve të KB-së për emra gjeografik (UNGEGN), vendi është shënuar Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, me referencat “maqedonase” (mk. Macedonian).
Sqaron se në vitin 1992 UNGEGN filloi ta azhurnojë listën zyrtare të emrave të shteteve, duke i përfshirë edhe gjuhët dhe në të janë 194 vende. Në faqen e 94-të të dokumentit ekziston regjistrim për ” Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe nën përcaktimin gjuhë qëndron “Macedonian” (mk. “Macedonian).
Methju Nimic shton se edhe në bazë joformale nëse dikush inkuadrohet në Google Translate i cili është vegël online me shtrirje të gjerë, gjuha maqedonase është njëra nga gjuhët të cilat mund të kërkohet dhe përkthehet.