Një autobus i një agjencie turistike të Maqedonisë sot pasdite u përfshi nga flakët në Greqi rrugës për në Halkidiki, me ç’rast nuk ka udhëtarë të lënduar. Mediat greke njoftojnë se pasagjerët në mënyrë të sigurt e kanë braktisur autobusin para se të digjet në tërësi, ndërsa zjarrin e kanë shuar 15 zjarrfikës me pesë automjete të zjarrfikësve. Tani për tani nuk dihen shkaqet për zjarrin.