Një fëmijë i moshës 4-vjeçare në gjendje kritike është dërguar mbrëmë në Qendrën Urgjente. Nga policia informojnë se fëmija ka qenë i sulmuar disa qenë. Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:30 kur fëmija ka dalë nga shtëpia dhe nëpërmjet fushës ka dashur të shkojë në shtëpinë fqinje. Në atë moment ai është sulmuar nga qentë të cilët kanë ardhur nga stalla me dele në pronësi të 49-vjeçarit Sh.B i cili qentë nuk i ka pasur të lidhur. Nga policia thonë se kanë kryer hetimeve dhe pas dokumentimi të plotë të rastit kundër Sh.B do të ngritët padi penale adekuate.