Bastvënësi disa herë gëzohen, por shumë herë nervozohen deri në pikën e fundit. Kur fatin ta kthen shpinën, nuk ka më keq. Kur mijëra euro i ki shumë afër për t’i fituar dhe një gol të merr në qafë, nuk ka edhe më keq. kështu i ndodhi një bastvënësit që futbollisti i Mancehster Cityt, Sane, e mori në qafë me golin që realizoi. Një histori interesante e ndeshjes Manchester City dhe Monaco e cila përfundoi me 5:3 në favor të Cityt. Sipas gazetës gjermane “Die Welt”, Mustafa Celik kishte vendosur 2 euro mbi dy rezultate të sakta. Në bazë të skedinës së vendosur prej tij Manchester City do të fitonte 4:3 me Monaco dhe Atletico Madrid do të fitonte 4:2 me Bayer Leverkusen. Dhjetë minuta nga përfundimi i ndeshjeve ai kishte në dorë një skedinë fituese, por në minutën e 82-të Leroy Sane shënoi golin e pestë për Manchester City. Mustafai e postoi skedinën në Twitter duke i shkruar lojtarit: “Më detyrohesh 34 200 euro”. E publikuar në media letra, iu përgjigj edhe nga lojtari që shkruante: “Lexova në gazeta për të, më vjen keq për atë djalë të gjorë”.