Javën e kaluar, një Nokia 301 iu nënshtrua një testi të fortësisë – duke u qëlluar me një plumb. Dhe qëllojani çfarë? Celulari mbijetoi! Jo vetëm kaq, ai ia shpëtoi edhe jetën pronarit të tij. Siç duket, celularët Nokia kanë shpëtuar jetën e njerëzve edhe më parë. Dy vite më parë, një Lumia 520 ndaloi një plumb që ta qëllonte një polic brazilian. Fotografia më poshtë u shpërnda në Twitter nga Peter Skillman, një punëtor në Microsoft i cili dikur bënte pjesë në ekipin që punoi në këtë celular. Siç mund të shihet në foto, plumbi ngeci në mesin e trupit të celularit, duke e prishur atë por duke e mbajtur pronarin e tij jashtë rrezikut.
Nokia, telefoni që ndalë edhe plumbin
Leave a comment