VMRO-DPMNE-ja sot njoftoi se nuk do të lejojë që LSDM-ja përmes relativizimeve dhe anashkalimeve të Kushtetutës dhe ligjeve, të realizojë plane në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare.
Kërsto Jovanovski në konferencën për shtyp tha se në opinioni është i shqetësuar se çfarë garancie ka nënshkruar Zoran Zaevi kur partnerët e tij të koalicionit mbeten pas platformës së Tiranës dhe planifikojnë t’i realizojnë dispozitat në të.
Ai tha se këtë e ka konfirmuar edhe Oliver Spasovski, i cili ka thënë se platforma e Tiranës ende ekziston dhe se “secili ka qëndrimet e tij, por të gjithë bashkërisht duhet të dakordohemi për Republikën e Maqedonisë”.