Fotoja e një polici në Florida është bërë virale pasi ai po ecte për dore me një vajzë të vogël që kishte humbur familjen. Rich Edmonds u fotografua me 6-vjecaren, e cila po qante dhe nuk pranonte të hynte në makinën e policëve. Në këtë mënyrë, ai zgjodhi që të ecte rreth 1km përgjatë bregut të plazhit derisa gjeti prindërit e vogëlushes. “Nderi i forcave të policisë”, u quajt ai nga departamenti zyrtar i policisë në foton e shpërndarë në Facebook.
Nuk donte të hipte në makinë, polici ecën për dore me vajzën e humbur (FOTO)
Leave a comment