E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

Nxënësit s’i pyet askush

Omer XHAFERI

Shkup, 17 nëntor – Respektimi i të drejtës së pjesëmarrjes së fëmijëve në sjelljen e vendimeve në shkollat e mesme në Maqedoni, gjegjësisht e drejta që të dëgjohet mendimi i nxënësit në kontekst të arsimit, është me rëndësi qenësore për realizimin e të drejtës së arsimit, raporton gazeta KOHA. Ky ishte njëri prej disa rekomandimeve të cilat zëvendës Avokati i Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, i publikoj të enjten si pjesë e raporti të posaçëm për “Respektimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve në sjelljen e vendimeve në shkollat e mesme në Maqedoni”. Krahas kësaj, në këtë raport, i cili është përgatitur nga një hulumtim disa mujor në 103 shkollat e mesme në 38 qytete në Maqedoni, rekomandohet ndërmarrja e masave për rregullim ligjor të së drejtës për pjesëmarrje të fëmijës apo nxënësit në sistemin arsimor të Maqedonisë. Sugjerimet e Avokatit të Popullit shkojnë edhe më tej, ku kërkohet që të garantohet e drejta e shoqërimit të nxënësve për shkak të mbrojtjes dhe realizimit të të drejtave dhe interesave të tyre, në mënyrë inkluzive dhe gjithëpërfshirëse, me çka do të krijohen mundësi reale të dëgjohet mendimi i nxënësit dhe të sigurohet pjesëmarrja e tij në sjelljen e vendimeve të rëndësishme për çështje të lidhura me jetën shkollore. Gjatë prezantimit, Mustafa theksoi se përpos pyetësorit me 14 pyetje që u janë dërguar drejtorive të shkollave, ato kanë zhvilluar edhe biseda direkte me rreth 1400 nxënës të cilët procesin e vendimmarrjes e kanë kuptuar si pjesë të organizimeve të ekskursioneve, festivale apo garave që zhvillohen nga shkollat e mesme. Në ndërkohë, ajo potencoi se një numër i vogël i këtyre nxënëseve kanë pasur mendim të ndryshëm nga moshatarët e tyre, sipas të cilëve përfaqësimi i nxënësve në sjelljen e vendimeve nënkupton përfshirjen e tyre në organet dhe punën e shkollës, organizimin e formës së përfaqësimit të nxënësve në shkollë e kështu me radhë.

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm