Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje ushtrisë së Mijanmarit që të shmang përdorimin e tepruar të forcës në shtetin e trazuar Rakhine që të mënjanohen humbjet e mëtejshme të jetëve të pafajshme. Shqetësimet vazhdojë të rriten në lidhje me trajtimin e popullsisë muslimane Rohingya të zonës. Në deklaratën e lëshuar të enjten vonë nga Këshilltari special i OKB-së Vijay Nambiar, deri te Sekretari i Përgjithshëm i Mijanmarit, potencohet se OKB është “seriozisht e shqetësuar” nga zhvillimet e situatës në pjesët veriore të Rakhine, në të cilën diku nga 74 deri në 400 muslimanë Rohingya janë vrarë kohët e fundit dhe rreth 30.000 janë detyruar që të zhvendosen. Që nga 9 tetori, ushtarët janë akuzuar për vrasjen e Rohingyave të pafajshëm dhe për shkelje tjera të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë sulmet seksuale, gjatë operacioneve të spastrimit, pasi persona të armatosur sulmuan tre stacione të policisë në qarkun Maungdaw të Rakhines pranë kufirit perëndimor me Bangladeshin. “OKB-ja u ka bërë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me sundimin e ligjit, në përputhje me normat ndërkombëtare të sjelljes, dhe të bëjnë kujdes duke iu shmangur reagimeve disproporcionale që mund të shkaktojnë dhunë ndaj civilëve, humbje të jetëve të pafajshme, apo të dëmtojnë pronën e popullatës lokale”, tha Nambiar.
Fshati kundërmonte nga kufomat e djegura
Mësimdhënësi i medresesë, i cili është strehuar në Bangladesh pas sulmeve të ushtrisë së Mijanmarit në Arakan, Mohammad Roshid, tha se ushtarët kanë sulmuar fshatin e tij dhe i kanë djegur njerëzit të gjallë. Roshid rrëfeu për gazetarin e AA-së se si ushtarët budistë kishin bastisur fshatin në errësirë para namazit të sabahut. Duke treguar se gjatë bastisjes ua kishin djegur shtëpitë, Roshid u shpreh: “Ushtronin tirani ndaj njerëzve, grave, vajzave dhe të rinjve. Njerëzit i mbyllnin në shtpëtë e tyre dhe hidhnin zjarr mbi ta, duke i djegur të gjallë. I detyronin njerëzit të vrapojnë në fushat e orizit dhe i vrisnin. Mësimdhënësit e tjerë me të cilët kam punuar në medrese i vranë duke i prerë në fyt. Unë jam i vetmi i mbijetuar nga mësuesit e medresesë. Kur në mëngjes pas largimit të ushtarëve u kthyem në fshat, kufomat e djegura kundërmonin gjithandej”. Roshid tregoi se nga fshati ka shpëtuar duke vrapuar. Ai tha se njerëzit ishin fshehur në pyje dhe aty kishin qëndruar për 15 ditë, ndërsa më pas në grupe kishin ardhur në Bangladesh me varka të vogla. Roshid më tej tregoi se nuk ka kontaktuar me familjen e tij dhe se nuk di gjë për nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e tij. “Dua të jetoj në paqe në Arakan sikurse më parë dhe të vazhdojë punët e mia për Islamin”, tha Roshid.
“Në familjen time nuk kanë lënë asnjë mashkull të gjallë”
Lala Begum e cila është strehuar në Bangladesh pas sulmit të ushtrisë së Mianmarit në Arakan, duke theksuar se bashkëshorti dhe djali i saj janë vrarë, është shprehur se në familjen e saj nuk ka mbetur më asnjë mashkull dhe se ajo është larguar duke ecur për 60 km brenda pyllit. Nëna e martuar me 7 fëmijë Begum në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka treguar se ata kishin një jetë të qetë para se të fillonin ngjarjet në Arakan. Ndër të tjera Begum ka shpjeguar se bashkëshorti i saj punonte, fëmijët i kishte pranë dhe se ato vazhdonin jetën duke punuar me punë ditore si bujq në fshatin e tyre, ku më pas filluan ngjarjet e dhunshme në Arakan. “Ushtarët bastisën fshatin tonë Kerife. Vranë të gjithë meshkujt. Gjatë bastisjes kapën edhe bashkëshortin tim Kamal Ahmet që nisën ta rrahin dhe e pyesnin ‘kush janë terroristët?’. Ndërsa bashkëshorti im iu përgjigj se ‘nuk e di kush janë terroristët, këtu nuk shikoj të ketë terroristë’. Ndërsa unë iu luta që të ‘mos e bënin këtë’, por në këtë moment më goditën në qafë dhe më pas e morën burrin e dërguan në pyll. E vranë atë duke i prerë fytin. Ndërsa nuk e di se ku e kanë hedhur trupin, nuk e gjetëm”, është shprehur Begum. Ndër të tjera duke pohuar se djali i saj i moshës 18-vjeçare, Idris, pasi u kap nga ushtarët u dërgua në burg, Begum tha se disa persona të tjerë në burg kanë parë se atje ia kanë vrarë djalin. Duke vënë në dukje se pas vrasjes së bashkëshortit dhe djalit nuk i ka mbetur asnjë mashkull në familje, Begum ka theksuar se është larguar drejt pyllit bashkë me 6 vajzat e saj, pasi nuk kishte mundur të ikte nëpërmjet lumit me varka në Bangladesh, sepse nuk kishin para. “Kam mbërritur këtu duke ecur 60 km brenda pyllit. Këtu kam ardhur vetëm për të shpëtuar jetën tonë. Për shkak të mizorive në Mianmar nuk mund të rikthehemi më, po përpiqemi këtu të mbijetojmë me ndihmat”, ka përfunduar fjalën e saj Lala Begum.