Opeli ka paralajmëruar ofensivën me paraqitjen e shtatë modeleve në vitin 2017, ndërsa lufta për pushtimin e tregut ka filluar në vitin 2016 me prezantimin e “Moke X“, duke vazhduar me “Insignie grand sport” dhe “Crossland X”. Sipas të gjitha gjasave, asgjë nuk do të jetë gati në 11 muajt e ardhshëm, pasi nga Gjermania vijnë informatat edhe për përgatitjen e modeleve të reja, raportojnë mediat ndërkombëtare. Në grupin e më të interesanteve gjithsesi bie edhe “Astra” nga programi OPC. Sipas informatave, ky kompakt do të paraqitet në versionin me pesë dyer dhe si karvan, ndërsa do ta lëviz motori turbo me katër cilindra të vëllimit 1.6 litra dhe me fuqi prej 300 kuaj fuqi. Risi duhet të jetë se do të peshojë më lehtë se “Astra OPC” për 120 deri 200 kilogram, ndërsa do të zhvillojë shpejtësinë në 100/kmh për më pak se gjashtë sekonda.