E hëna 30 janar 2017 ishte dita e parë si milanist për Lucas Ocampos. Në orën 08:30 sulmuesi argjentinas, i shoqëruar nga drejtori sportiv i Milan, Rocco Maiorino, mbërriti në klinikën e “Madonnina” në Milano për të kryer vizitat mjekësore sipas protokollit. Gjithçka shkoi në rregull dhe ky ishte hapi i parë i Ocampos si lojtar i Milan. Në mesditë, Ocampos u larguar nga klinika “Madonnina” dhe u shoqërua në selinë e klubit Casa Milan ku e priste menaxheri i tij, Pablo Sabbag, që kishte mbyllur çdo detaj për kontratën. Genoa mori 500 mijë euro nga Milan për këtë huazim dhe në orën 20:00 lojtari firmosi kontratën që u depozitua në federatë. Nesër do të zhvillojë stërvitjen e parë nën urdhrat e Montella. Gjatë merkatos së janarit, nga Milan u largua Niang për te Watford, ndërsa erdhën Delofeu nga Everton, Storari nga Cagliari dhe Ocampos nga Genoa. “Milan është një klub i madh dhe jam krenar që mbërrita këtu, – tha Ocampos. – Nuk kam folur shumë me klubin dhe trajnerin se cili është plani i tyre për mua, sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt, por tani ëndrra ime është të debutoj me gol.”