Kukësi me shumë gjasa do të humbasë pas sfidave të Champions League sulmuesin Tetovar Izair Emini bën të ditur “Supersport”. 32 vjecari pritet të rikthehet tek Shkëndija, ku për herë të fundit është aktivizuar në sezonin 2012-2013.
Me fanellën e Kukësit Emini luajti për një sezon e gjysmë, ku në 48 ndeshje kampionati realizoi 18 gola, duke qënë vendimtar edicionin që sapo u mbyll me golat e tij në rrugën drejt titullit. Është trajneri i ri i Shkëndijes Qatip Osmani ai që ka kërkuar rikthimin e Eminit në skuadër si një mundësi për të përforcuar akoma më shumë repartin e sulmit tetovar.