Një studim i ri sugjeron se konsumimi i çokollatave dhe biskotave e përkeqëson edhe më shumë sëmundjen e kancerit. Një ingredient kyç tek vaji i palmës – që gjendet tek qindra ushqime 0 stimulon një proteinë që quhet CD36 te njerëzit. Ekspertët mendojnë se ky ingredient shkakton përhapje të tumoreve në të gjithë trupin, duke vepruar si metastazë. Ata shpresojnë që ky zbulim t’ju shërbejë në krijimin e trajtimeve të reja për parandalimin e përhapjes së kancerit në organe me vitale. Hulumtuesit shkencorë spanjollë e gjetën proteinën CD36 në membranën e qelizave tumorale të marra nga pacientët me kancer të avancuar në gojë, lëkurë, vezore, fshikëzën e urinës, mushkëri dhe kancerin e gjirit. Ata zbuluan se yndyrat e zakonshme gjithashtu stimulojnë proteinën CD36, duke punuar kështu në përhapjen e kancerit. Për të konfirmuar këtë lidhje, ata u injektuan minjve kancer të avancuar të gojës nga njerëzit dhe i ushqyen ata një grup me dietë të ulët në yndyra dhe një tjetër me dietë të lartë në yndyra. Tek kafshët ku kanceri ishte ekspozuar ndaj proteinës CD36 u zhvillua metastaza. Studimet e tjera treguan se bllokimi i kësaj proteine me antitrupa parandalonte plotësisht metastazën tek minjtë. Ndërsa tek minjtë ku kanceri kishte filluar të përhapej, progresi i sëmundjes u ndërpre në gjysmë. Shkencëtarët po punojnë në zhvillimin e antitrupave që mund të vënë në shënjestër proteinën CD36 tek njerëzit. (Daily Mail)