Një nënë nga Minnesota është duke e paditur vajzën e saj 17 vjeçare, transgjinore. Padia ka për bazë akuzën se vajza e saj ka kërkuar ndërrimin e gjinisë, pa pëlqimin e nënës së saj. Anmarie Calgaro përmes një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se ajo ka dorëzuar padinë kundër vajzës së saj transgjinore. Kjo padi sfidon një ligj të shtetit të Minesotas, sipas së cilit adoleshentët kanë të drejtë që të marrin kujdes apo trajtim shëndetësor pa lejen e prindërve të tyre. E ëma u ankua se e bija e saj, të cilës ajo ju referuar si ‘’djalë’’ ka pranuar trajtim shëndetësor për ndërrimin e gjinisë, pa lejen e saj. “Vitin e kaluar pa lejen apo pëlqimin tim, pa asnjë gjyq apo proces legal, një grup i ndihmësve që ofrojnë shërbime falas për njerëzit me të ardhura jo aq të mira bënë që papritur biri im të mos jetë më nën mbikëqyrjen time”, ka thënë ajo gjatë konferencës. Duke shtuar se ajo e kuptoi që fëmija i saj kishte përfituar zëvendësim të hormoneve nga ato femërore në hormone mashkullore. “Unë nuk u pyeta asnjëherë, në asnjë formë për këtë gjë’’, tha ajo me rastin e dorëzimit të padisë. Nëse kjo padi fitohet nga ana e saj atëherë kjo gjë mund të ndikojë në të gjithë adoleshentët e tjerë, përkatësisht në të drejtën e tyre për të marrë trajtime mjekësorë pa lejen e prindërve. Një çështje shumë me rëndësi që do prekej me këtë rast është edhe aborti te të miturat.
Padit vajzën sepse ndryshoi gjininë!
Leave a comment