Shkup, 11 dhjetor – Konfederata e Sindikatave të Lira e përshëndet rritjen e pagës minimale, por kërkon harmonizim me pagat në sektorin publik, njofton KOHA.
Sipas sindikatës, duhet të bëhet harmonizim i pagave në sektorin publik me rritjen e pagës minimale mbase tanimë ka situata në të cilat dallimi i pagave po zvogëlohet nga punonjësit në pozicione të ndryshme të sektorit publik. Me mospërputhje të këtillë, shprehen nga Sindikata, ka shkelje të rëndë të marrëveshjeve kolektive dhe është dëmtuar një numër i madh i të të punësuarve në sektorin publik.
“Në Ligjin për paga minimale, neni 8, thuhet se marrëveshjet kolektive ekzistuese do të harmonizohen me këtë ligj më së voni brenda 6 muajve nga hyrja e këtij ligji në fuqi”, tha në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i KSL-së, Bllagoja Ralpovski .
Në fushën e mbrojtjes dhe arsimit të fëmijëve ka raste kur punonjësit që kanë pika të ndryshme pagash marrin pagën e njëjtë, sepse nuk është bërë harmonizimi i pagës me rritjen e pagës minimale
“Nëse Ligji për paga minimale thotë që duhet të ketë paga minimale për të harmonizuar me marrëveshjet kolektive, kjo duhet të bëhet. Një herë e përgjithmonë duhet të gjendet mënyra për të kapërcyer këtë të metë. Zgjidhja është që të lidhemi me rritjen e pagës minimale”, theksoi kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov. (koha.mk)