Shkup, 11 dhjetor – Viktor Gaber bashkëkryetar i pjesës së Maqedonisë në Komitetin e përzier të ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia për çështje historike, arkeologjike dhe arsimit, i formuar në bashkëpunim me obligimet e Marrëveshjes së Prespës, sot deklaroi se pala e Maqedonisë mban takime të vazhdueshme dhe është në pritje të formohet pjesa greke e Komisionit, për shkak paralajmërimit se do të ketë ndryshime në përbërjen e tyre.
“Shpresoj se kjo do të ndodhë shpejtë, kontaktet janë të rregullta, por nuk janë zyrtare dhe nuk mund të sjellin në konkluzione të caktuara që nuk duhet t’i transformojmë në rekomandime deri te qeveritë që të arrihet deri te finalizimi i punës tonë”, tha Gaber.
Ai nuk pret se është e mundur ngecje në punën e Komisionit për shkak zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, si dhe vështirësi në lidhje me disa çështje që i punon Komisioni, siç është rasti me komisionin e ekspertëve Bullgari- Maqedoni.
“Kemi marrëveshje të nënshkruar prej të dy vendeve, i ratifikuar prej të dy parlamenteve dhe i prezantuar para Kombeve të Bashkuara. Kjo do të thotë se cilido qeveri të vijë në të dy vendet, duhet ta zbatojë këtë marrëveshje sepse është subjekt serioz ndërkombëtar. Ne kemi obligime më të rrepta nga Marrëveshja e Prespës dhe mendoj se në seancat e ardhshme do të arrijmë konkluzione që do të kenë rekomandime deri te dy qeveritë, ti zbatojnë këto rekomandime në sistemin e brendshëm arsimor”, tha Gaber.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në Grupin ndërkombëtar të ekspertëve për emra komercialë, marka tregtare dhe shenja mbrojtëse, dje deklaroi se takimi i dytë i këtij grupi do të mbahet deri në fund të vitit në Athinë. Ai u bëri thirrje bashkësive të biznesit në mënyrë aktive të kyçen në këto diskutime sepse prej tyre varet se a do t’i zgjidhin markat tregtare në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.
Në pajtim me marrëveshjen e Prespës, ky Grup ndërkombëtar i ekspertëve, i formuar në qershor të vitit 2019, duhet ta përfundojë punon në afat prej tre vjetëve, gjegjësisht deri në vitin 2022. (koha.mk)