E premte, 18 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

“PAGJUMËSIA” çeke sonte në SKUPIFESTIVAL

Shkup, 5 nëntor – Rrëfim për një grua pa emër, e cila në vend se të bëjë gjumë nate, ajo i përkushtohet leximit të novelave klasike është shfaqja e radhës që sonte në ora 20 do të jetë pjesë e repertoarit në SkupiFestival në QKR (MKC). Kuturisjet e saja të natës pas “Ana Karenina” të Tollstojit ose pas “Seksus” të Henry Millerit, të cilave gjithnjë e më tepër u nënshtrohet, e sjellin në hendekun në mes jetës dhe vdekjes. Njëkohësisht ajo është e vetëdijshme për ‘burgun’ në të cilin vullnetarisht jeton, pavarësisht se sa dikush kujdeset për të, sa ndjehet “e lirë” dhe e lumtur. Ky produksion jotradicional teatror i qytetit të Pragës, Çeki, është një përpjekje e përbashkët e katër regjisorëve të spikatur. Secili nga ata, në pjesën e vet të shfaqjes, përfshin stilin individual, sferat e ndryshëm të botës së errët dhe misterioze të shkronjave në të cilat heroina fundoset. Bileta hyrëse kushton 150 denarë, në biletarën e QKR (MKC).

 

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm