Gjithsej 42 automjete dhe një automjet terreni, 197 lap topë, 35 printerë multifunksionar, dy makina për kopjim, rroba mbrojtëse, termometër, data loger, PH matës dhe maska për mbrojtje, janë vetëm një pjesë nga pajisjet e reja që i bleu Agjencia për Ushqim dhe Veterinari me qëllim të modernizimit të punës së saj.
Siç kumtoi sot drejtori i AUV Zoran Popovksi, duke e promovuar pajisjet, deri tani Agjencia ishte në nivel të institucioneve të BE, por tani pothuajse është në kualifikimin e më të sofistikuarave.
“AUV vazhdimisht e përforcon punën administrative, ndërsa tani me pajisjet e reja, në pajtim me standardet më të larta evropiane dhe botërore, praktikisht mundëson funksionim edhe më profesionist të shërbimeve inspektuese, kontrolle efikase dhe efektive për nevojat e kompanive dhe qytetarëve”, thekson Poposvski. Automjetet dhe pajisjet janë blerë me rreth një milionë euro, mjete nga programi IPA 2012.