Presindeti i Roma-s Jim Pallotta ka konfirmuar se marrëveshja për rinovimin e Radja Nainggolan është arritur. Lojtari i përfaqësueses belge ka darkuar mbrëmjen e së shtunës me drejtuesit dhe doli nga takimi me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë. Pallota konfirmoi: “U krye.”
Ai pritet të nënshkruajë brenda ditëve të ardhshme. Me firmosjen e kontratës së re ai i jep fund zërave të një kalimi te Chelsea, Manchester United dhe Inter. Pallotta gjithashtu shtoi se faza përgatitore e ekipit vitin tjetër do të bëhet në Kinë.