Liderja e partisë franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka thënë sot se zgjedhja e saj presidente vitin e ardhshme do ta formonte një treshe të liderëve të botës, me presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe presidentin rus, Vladimir Putin, e cila do të ishte e mirë për paqen në botë. Duke e inauguruar zyrën e fushatës për zgjedhjet 2017 në Francë, vetëm dy kilometra larg Pallatit Presidencial “Elysee”, Le Pen tha se zyra është vetëm një ndalesë e shkurtër para destinacionit të saj final poshtë rrugës, që është Pallati Presidencial. Një politikane antievropiane dhe antiemigracionit, 48-vjeçarja Le Pen ka qenë politikania e vetme franceze që e ka përkrahur Trumpin në zgjedhjet presidenciale në SHBA
Artikuj të ngjajshëm
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër