Bruksel, 4 prill – Parlamenti Evropian sot do të kërkojë nga Gjykata Evropiane për Drejtësi (GJED) të ndërmarrë masa kundër BE-së për shkak të shtyrjes së procesit të ratifikimit të Konventës së Stambollit.
Konventa e Stambollit për parandalimin e dhunës mbi gratë ka hyrë në fuqi në vitin 2014 dhe është nënshkruar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, por shtatë ende nuk e kanë ratifikuar: Bullgaria, Hungaria, Lituania, Letonia, Sllovakia, Çekia dhe Britania e Madhe, as megjithatë Konventa është ratifikuar në nivel të Bashkimit Evropian.
Bisedimet në nivel të vendeve anëtare janë bllokuar në Këshillin, ndërsa euodeputetët konsiderojnë se vende të caktuara me qëllim, duke u thirrur në çështje procedurale që ta ngadalësojnë procesin.
Sipas eurodeputetëve, Polonia dhe Hungaria janë vendet kryesore të cilat e bllokojnë procesin, dhe se shtyrja sjell rrezik që çështja tërësisht të hiqet gjatë përbërjes së ardhshme të Parlamentit Evropian.
Për shkak të kësaj, Parlamenti Evropian pritet sot të votojë rezolutë në të cilën do të kërkohet sqarime juridike nga Gjykata Evropiane për Drejtësi rreth procedura kontestuese dhe “kompatibilitetit të dispozitave të qasjes së BE-së ndaj Konventës së Stambollit dhe procedura e cila çon drejt qasjes”, theksohet në rezolutë.