Partia qeveritare turke e drejtësisë dhe zhvillimit (AKP) e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të hapë përfaqësi të saj në Maqedoni, BeH, Britani të Madhe, Rusi, SHBA dhe Francë, paralajmëroi nënkryetari i partisë, i obliguar për punë të jashtme Mehdi Eker në një intervistë për agjencinë Anadolu.
Eker thekson se me Statusin e AKP-së është paraparë formim i përfaqësive partiake, si në Turqi, ashtu edhe jashtë vendit dhe kështu në bazë të vendimit të Erdoganit është ngritur procedurë për hapjen e zyrave të partisë në nëntë qytete në shtatë vende.
“Me këtë rast kemi kujdes në disa procedura, ligje dhe rregullore në cilën prej vendeve. Diku ndoshta do të veprojmë si shoqatë, diku si fondacion, ndërsa diku drejtpërdrejtë si sipërfaqësi partiake”, potencoi Eker.
Sipas tij, përfaqësitë e AKP-së do të funksionojnë si “pika zyrtare për kontakt” për shtetasit turq, por edhe për partitë politike ose përfaqësitë e pushtetit të secilës nga vendet.
Eker thekson se përzgjedhja e qyteteve në të cilat do të hapen përfaqësitë është bërë në bazë të rolit të tyre të qendrave globale, siç janë Uashingtoni dhe Nju-Jorku, ose si vende me të cilat Turqia ka lidhje historike dhe kulturore, bashkëpunim intensiv ekonomik ose ku do të jetojnë turqit, siç është rasti me Ballkanin.
Sipas Eker, vendimi i AKP-së për të hapë përfaqësi jashtë vendit është “mjaftë natyrale”, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për parti e cila “investon shumë përpjekje për përforcimin e paqes dhe stabilitetit në planin global”.