Presidenti i Kosovës mori vendim që t’i falte sot tre të dënuarit në rastin “Kiqina”. Të liruarit me dekret të presidentit Thaçi: Arsim dhe Burim Ramadani dhe Arben Kiqina ishin shpallur fajtor nga tri shkallë të rregullta të gjykatave dhe Gjykata Kushtetuese, për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra nga Drenasi, përfshirë dy vajza të mitura.
Më 20 gusht të vitit 2001 ishte vrarë Hamëz Hajra nga fshati Baicë e Drenasit, gruaja e tij Miradija, djali Xhevdeti dhe vajzat e tij Mimoza dhe Adelina ndërmjet fshatrave Baicë dhe Terstenik të Drenasit teksa po ktheheshin nga një dasmë për në shtëpinë e tyre në Drenas.
Posa vetura po kalonte mbi një urë të vjetër prej druri, e mbijetuara e vetme Pranvera, vajza e Hamëz Hajres kishte dëgjuar një zë duke thirrur në shqip: ndal, para se të pasonin disa breshëri armësh mbi veturë.
Të gjithë kishin vdekur si pasojë e plagëve përpos Pranverës. Në mesin e të vdekurve ishin edhe dy vajza të mitura të familjes Hajra: Adelina 3 vjeçe dhe Mimoza 9 vjeçe.
Për këto vrasje, Gjykata e Qarkut në Prishtinë kishte shpallur fajtor katër persona: Arsim dhe Burim Ramadanin, si dhe Arben dhe Jeton Kiqinën. Ata ishin dënuar me 106 vjet burgim.
Pas aktgjykimit të shkallës së parë në vitin 2007, mbrojtja e të dënuarvë ishte ankuar në dy shkallë të tjera gjykatave të rregullta. Gjykata e shkallës së dytë dhe Gjykata Supreme kishin hedhur poshtë ankesat e mbrojtjes së vëllezërve Kiqina dhe vëllezërve Ramadani.
Ankesat e tyre ishte cilësuar si e pabazuar edhe nga Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatë, në qershor të vitit 2012, kishte vërtetuar përfundimisht dënimin prej 106 vjetësh për katër personat, fajtor për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra.
Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se nga faktet e paraqitura së bashku me kërkesën shihet që parashtruesi i kërkesës Jeton Kiqina i ka shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike në dispozicion dhe që gjykatat e rregullta i kanë marrë parasysh dhe iu kanë përgjigjur ankesave të tij në çështje ligjore që kanë të bëjnë me pranimin e provave dhe vërtetësinë e tyre, vërtetimin e gjendjes faktike dhe zhvillimin e procedurës penale.
“Prandaj, Gjykata konsideron se nuk ka asgjë në kërkesë që tregon se gjykatave, gjatë dëgjimit të rastit, u mungonte paanshmëria apo që procedura ishte e padrejtë”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja ka thënë se parashtruesi nuk e ka mbështetur me prova pohimin e tij për të sqaruar si dhe pse është bërë shkelja, apo nuk ka ofruar prova për të dëshmuar se është shkelur e drejta e garantuar me Kushtetutë.
Pas aktgjykimeve të tri shkallëve të rregullta të gjykatave në Kosovë, tentim për lirimin e vëllezërve Ramadani dhe Kiqina kishin bërë edhe deputëtët e Kuvendit të Kosovës, në marst të vitit 2013.
Tetëdhjetë e pesë deputetë kishin firmosur iniciativën e asokohe deputetit Ramiz Lladrovci që Kuvendi i Kosovës të formojë një komision “ad hoc” i cili do të merret “me shkeljet kushtetuese dhe procedurale”.
Kryesia e Kuvendit kishte vendosur që të debatonte për rastin Kiqina. Por, kjo iniciativë e tridhjetë e pesë deputetëve të Kuvendit të Kosovës ishte kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së në Kosovë kishin thënë, në mars të vitit 2013, se janë të papranueshme tendencat për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
Komisioni që kërkonin të themelonin deputetët e Kuvendit, nuk u realizua, por 16 vjet pas vrasjes së pesë anëtarëve të familjes Hajra, tre nga katër të dënuarit për këtë rast: vëllezërit Arsim dhe Burim Ramadani, si dhe Arben Kiqina janë liruar nga burgu.
Vendimin për lirimin e tyre e mori sot, përmes një dekreti, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Këtë vendim, Presidenti Thaci e mori duke u bazuar në nenin 84 (pikat 4 dhe 29) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Referuar dekretit të bërë publik në faqen e Presidencës, falja bëhet sot, ngase vendimi hyn në fuqi datën e nënshkrimit.
Rasti “Kiqina” njihet si një ndër lëndët gjyqësore penale më të gjata në Kosovë – me 107 shqyrtime gjyqësore vetëm sa gjykohej në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.