Partitë Popullore Evropiane (EPP), të mërkurën, e kanë miratuar rezolutën për t’i dhënë mbështetje liberalizimit të vizave për Kosovën.
Këtë e ka kumtuar nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Shqipe Mjekiqi, partia e secilës është anëtare e EPP-së.
Ky union i subjekteve politike evropiane bashkon vlerat e djathta brenda kontinentit evropian.
Një pjesë e këtyre vendeve qeverisin nëpër shtetet përkatëse të Bashkimit Evropian.
Kosova është vendi i vetëm në rajon pa liri të lëvizjes në zonën Shcengen.
Franca dhe Holanda janë dy vendet më skeptike rreth liberalizimit të vizave për Kosovën./syri.net/