Pas 14 vjet mungese në Evropë, Toyota Camry do të rikthehet nga viti 2019.Gjenerata e tetë e limuzinës së Toyotas kishte premierën në 2017 në Detroit dhe në Evropë do të shitet në një version hibrid me një motor me benzinë 2.5-litra, transmeton KP.
Specifikat e këtij modeli nuk janë bërë të ditura, por dihet se motra e Camry për tregun e SHBA-së ka motor 2.5 litra benzinë me 206 kuajfuqi.Camry ka marsh automatik me tetë shpejtësi.
Ai do të kushtojë rreth 28 mijë dollarë në SHBA, ndërsa në Evropë akoma s’i dihet çmimi.