Humbja e thellë e Argjentinës 3:0 me Kroacinë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek tifozët. Por kishte edhe tifozë të lumtur. Ndërsa korrespondentja e emisionit ‘Debati në Channel One’ të Roland Qafokut, po raportonte nga Rusia për të treguar situatën e pas –ndeshjes, tifozët e Kolumbisë kanë ndërhyrë në transmetimin live. Tepër të lumtur dhe duke bërë tifo për kombëtaren e tyre, ata kanë pyetur gazetaren Blerina Mahmutaj, se në cilin shtet po raportonte. Sapo Blerina i tha që po raportonte në Shqipëri, tifozët u shprehën se i pëlqente shumë Shqipëria.