Kandidati për president Stevo Pendarovski thase nuk pret krizë ndëretnike në vend edhe përkundër retorikës së fortë nacionaliste për zgjedhjet e 8 majit.
“Nuk pres një krizë ndëretnike, pa marrë parasysh se kush do të jetë në pushtet, por është e pamohueshme që subjekti politik kryesor opozitar VMRO-DPMNE, që e mbështet zonjën, performon me retorikë të fortë nacionaliste, dhe është e vërtetë që në anën tjetër ka provokime nacionaliste që nuk do të donim t’i shihnim pas tridhjetë e vjetësh shtet të pavarur”, tha presidenti Stevo Pendarovski në debatin e tretë presidencial në emisionin “Samo Vistina” në televizionin “Kanal5″.
“Sepse Toshkovski nuk arrestoi njerëzit dhe që të mos i shkoj mendja se do të keni mundësi të bëni një lloj problemi në procesin zgjedhor. Ministria e Punëve të Brendshme duhet të reagojë sa më shpejt dhe t’i ndëshkojë ata që bëjnë probleme apo kërcënojnë”, theksoi Pendarovski.